Pas ndalimit të vëllait të Victor Orban për trafik të qenieve njerëzore dhe sekuestrimit të 20 milionë dollarëve të fshehura në pyll të ish-ministrit të tij, ka reaguar kryeministr i Polonisë, Donald Tusk. Tusk ka shkruajtur në platformën X një status shpotitës ndaj ish-kryeministrit hungarez.
“Disa ditë më parë, vëllai i Orban u ndalua për një rast të trafikimit të qenieve njerëzore, ndërsa 20 milionë dollarë u gjetën të groposura në pyll nga një prej ish-ministrave të tij.
I dashur Victor, unë kam qenë gjithmonë një admirues i kreativitetit tuaj, por tani mund të them se jam më i impresionuar se kurrë”, shkruan Tusk.










