Protesta e zhvilluar sot në Tiranë, e thirrur nga studentët, është shoqëruar me disa momente tensioni, por edhe me episode të veçanta gjatë marshimit.
Teksa protestuesit po marshonin drejt Kryeministrisë, dy të rinj morën një stol dhe e vendosën në mes të rrugës.
Ata u ulën qetësisht në stol, të buzëqeshur, ndërsa protestuesit e tjerë vijonin marshimin. Të dy mbanin syze, ndërsa njëri prej tyre kishte vendosur edhe një kapuç që i mbulonte pjesërisht fytyrën.
Veprimi i tyre u prit me duartrokitje nga protestuesit e tjerë, të cilët dëgjohen duke brohoritur: “Bravo rinia, bravo!”.