Arlinda Zekaj mbeti e vdekur në Kosovë prej kunatit të saj dhe la jetim djalin e saj. Mbi këtë rast ka reaguar Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.
Kjo ministri ka publikuar një raport pas inspektimit ku ka evidentuar neglizhencë në përmbushjen e detyrave, mungesë të mbikëqyrjes profesionale dhe mosrespektim të afatit gjyqësor, sa i takon çështjes së Zekajt.
Pëmres këtij raporti institucioneve në Pejë i rekomanodhet që të sigurojnë mbikqyrje të vazhdueshme për djalin 12-vjeçar të viktimës dhe t’i plotësohen të gjitha nevojet dhe shërbimet bazë.
Raporti i bën vërejtje kapaciteteve profesionale dhe kërkon ndërmarrje e masave të menjëhershme.
Njoftimi i Ministrisë së Kosovës:
“Shkeljet konsistojnë në dorëzimin e raportit në Gjykatë jashtë afatit shtatëditor, të përcaktuar me aktvendimin e datës 24.09.2026.
Raporti është dorëzuar më 05.10.2026.
Neglizhencën në përmbushjen e detyrave të punës, përkatësisht mungesën e pajustifikuar të menaxheres së rastit në seancën gjyqësore të datës 05.10.2026”, njofton Ministria.
