Dalin bisedat/ Si jepen porositë në Telegram për të djegur Tiranën, organizatori i protestës në panik nga rënia e numrave: Jemi shumë pak, të shpërndahemi dhe bëjmë rrëmujë! Antiterrori nis hetimet
Protesta kombëtare e paralajmëruar dhe trumbetuar si madhështore dhe uragan që do trondiste qeverinë, këtë të shtunë, ka përfunduar në një grusht proterstuesish para Kryeministrisë, numri i të cilëve ishte pak më i lartë se sa numri i dashnoreve të Adi Hilës. Pamjet tregojnë se e ashtuquajtura protestë studentore për rrëzimin e Edi Ramës ka përfunduar në një tubim modest me turne, në 2 ditë të javës: të mërkurën dhe të shtunën, në orën 14:00, duke mos përbërë më as lajm.

Fillimisht protestuesit u grumbulluan rreth orës 14:00 te Ministria e Arsimit. Më pas dogjën një kosh mbeturinash dhe sulmuan me leva hekuri tabelat dhe stacionet e autobusëve, pritestuesit u mblodhën para Kryeministrisë. Duke qenë të pakët në numër dhe për shkak të rënies së interesit mediatik, organizatorët e revolucionit të shkrehur kanë u kanë kërkuar protestuesve të ecin nëpër rrugët e Tiranës dhe të bëjnë rrëmujë me qëllim mbulimin e dështimit të protestës kombëtare me akte vandalizmi.
Në një nga grupet e komunikimit, organizatorët i shkruajnë njëri-tjetrit se janë mbledhur shumë pak veta dhe se më mirë është të kalohet tek plani tjetër, duke bërë rrëmujë. Dhe ashtu ndodhi. Sapo u dha orientimi, protestuesit vunë maskat dhe u shpërndanë nëpër rrugë të ndryshme të Tiranës, dikush duke gjuajtur me gurë, dikush tjetër duke sulmuar ndonjë tabelë me levë dhe dikush tjetër duke kryer veprime të karakterit dëshpërues.

Bisedat ku bëhet thirrje për akte dhune dhe një grup huliganësh të maskuar, mes tyre më së shumti minorenë, hidhen në sulm e shkatërrojnë pronën publike por edhe bizneset private, janë administruar nga institucionet ligjzbatuese. Burime për Shqip.com bëjnë me dije se Antiterrori ka nisur hetimet dhe pritet që organizatorët e dhunës të vihen para përgjegjësisë ligjore.
©Shqip.com