• Kontakt
Saturday, November 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

Fillimi BOTA

Zbulohet shkaku i ndërprerjes së fluturimeve, Sekretari i Transportit: Probleme me kabllot e vjetra të bakrit

18:51 : 14/11/2026
në BOTA

Kaosi që përfshiu aeroportet në Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar anulimin dhe vonesën e mijëra fluturimeve, dyshohet se lidhet me punimet për riparimin e kabllove të vjetra të bakrit në sistemin e kontrollit të trafikut ajror.

Këtë e bëri të ditur sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, i cili theksoi se shkaku i saktë i defektit ende nuk është përcaktuar.

Gjatë një konference për mediat, Duffy tha se deri më tani nuk ka shenja që ndërprerja të jetë shkaktuar nga një sulm kibernetik i organizuar nga një shtet i huaj.

“Ne nuk besojmë se bëhet fjalë për një sulm kibernetik. Sapo izoluam punimet që po kryheshin në atë vendndodhje të largët, të gjitha sistemet tona rifilluan funksionimin”, deklaroi ai.

Sipas ministrit, problemi lidhet me një mosfunksionim të sistemit të Administratës Federale të Aviacionit (FAA), ku mund të ketë dështuar pajisja ose sistemi i kompanisë kontraktore përgjegjëse për punimet.

Lexo edhe:

Mbi 9 mijë fluturime të anuluara në SHBA, 1.5 milionë pasagjerë të prekur nga kaosi ajror

Gjermani/ Avioni rrëzohet mbi autostradë, dy persona humbin jetën

Duffy sqaroi gjithashtu se defekti nuk ka lidhje me përditësimin e platformës SMART, të realizuar ditët e fundit, e cila synon të ndihmojë pilotët në orientimin dhe navigimin gjatë kushteve të vështira atmosferike.

Duffy kërkon 50 miliardë dollarë për modernizimin e sistemit
Përveç shpjegimeve mbi incidentin, sekretari amerikan i Transportit përsëriti thirrjen drejtuar Kongresit për më shumë fonde për modernizimin e sistemit të kontrollit të trafikut ajror në SHBA.

Sipas tij, deri më tani janë investuar 12.5 miliardë dollarë, por nevojiten fonde të tjera, me synimin që investimi i përgjithshëm të arrijë në 50 miliardë dollarë.

“Shpresoj që Kongresi t’u përgjigjet nevojave të momentit. Sa gjatë do të presim ende, Amerikë?”, u shpreh Duffy.

Ai theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë hapësirën ajrore më të sigurt dhe më të ngarkuar në botë, duke nënvizuar rëndësinë e modernizimit të infrastrukturës.

Kreu i FAA-së: Më e keqja ka kaluar, por anulimet do të vazhdojnë
Në konferencë foli edhe drejtuesi i Administratës Federale të Aviacionit, Brian Bedford, i cili u kërkoi falje udhëtarëve amerikanë për vështirësitë e shkaktuara nga ndërprerja e fluturimeve.

Ai shpjegoi se vendimi për pezullimin e fluturimeve u mor si masë paraprake sigurie, me qëllim uljen e ngarkesës mbi sistemin, ndërkohë që autoritetet po përpiqeshin të identifikonin problemin.

Gjatë katër orëve të pezullimit, FAA arriti të rikthente në funksion rreth 8 mijë nga 20 mijë fluturimet e prekura.

Nga 12 mijë fluturimet që nuk arritën të riktheheshin gjatë kësaj periudhe, rreth 3 mijë i përkisnin aviacionit privat dhe atij të përgjithshëm, ndërsa 9 mijë ishin fluturime komerciale.

Bedford bëri të ditur se sistemi ishte stabilizuar gjatë orëve të mëngjesit, por paralajmëroi se nga 41 mijë fluturimet e planifikuara për atë ditë, rreth 4 mijë deri në 5 mijë mund të anuloheshin.

“Pjesa më e keqe ka kaluar”, deklaroi ai, duke shtuar se nuk ka asnjë provë për ndonjë veprim të qëllimshëm apo për një problem të lidhur me inteligjencën artificiale.

Kreu i FAA-së premtoi gjithashtu një seancë dëgjimore plotësisht transparente, gjatë së cilës do të bëhet e ditur se çfarë ndodhi realisht.

Ai konfirmoi se gjatë ditës do të ketë ende vonesa dhe anulime, ndërsa përmirësimi i situatës pritet të jetë më i dukshëm të nesërmen.

Mijëra fluturime të anuluara dhe të vonuara në të gjithë SHBA-në
Më herët, përmes një postimi në rrjetin social X, Bedford njoftoi se fluturimet po riktheheshin gradualisht në normalitet, pas kaosit të shkaktuar një natë më parë.

Urdhri për pezullimin e fluturimeve u dha pak para orës 23:00 të së premtes, sipas orës greke, dhe u hoq rreth orës 03:30 të së shtunës.

Megjithatë, autoritetet paralajmëruan se pasojat e ndërprerjes do të vazhdonin të ndiheshin edhe gjatë orëve në vijim, për shkak të përpjekjeve për rikthimin e plotë të sistemit në funksion.

“Prioriteti ynë kryesor është të sigurohemi që udhëtarët të kthehen të sigurt pranë familjeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhej në mesazhin e Bedford, i cili falënderoi kontrollorët e trafikut ajror, pilotët dhe ekuipazhet për angazhimin e tyre.

Sipas të dhënave të publikuara nga platforma e monitorimit të fluturimeve FlightAware, deri në momentin e raportimit ishin prekur nga anulimet dhe vonesat afro 6 mijë fluturime brenda SHBA-së, si dhe fluturime që niseshin drejt ose mbërrinin në vend.

Konkretisht, ishin regjistruar 3.807 fluturime të anuluara dhe 2.145 të vonuara.

Ndër kompanitë ajrore me numrin më të lartë të anulimeve renditeshin:

Delta Air Lines: 652 fluturime të anuluara.
United Airlines: 553 fluturime të anuluara.
American Airlines: 520 fluturime të anuluara.
Ndërsa aeroportet më të prekura ishin O’Hare i Çikagos, Hartsfield-Jackson i Atlantës dhe John F. Kennedy i Nju Jorkut.

Pavarësisht heqjes së urdhrit për pezullimin e ngritjeve, trafiku ajror vijoi të përballej me probleme të konsiderueshme, ndërsa kompanitë ajrore dhe autoritetet po punonin për të normalizuar situatën.

Etiketa: avionfluturimSekretari i Transportit

Lajme të lidhura

BOTA

Mbi 9 mijë fluturime të anuluara në SHBA, 1.5 milionë pasagjerë të prekur nga kaosi ajror

09:26 : 14/11/2026
BOTA

Gjermani/ Avioni rrëzohet mbi autostradë, dy persona humbin jetën

18:41 : 06/11/2026
BOTA

“Male State” në qendër të dyshimeve për kërcënimet me bomba ndaj fluturimeve në Evropë

18:25 : 06/11/2026
BOTA

Terror në qiellin e Evropës: 18 alarme për bombë në avionë

17:30 : 05/11/2026
BOTA

Panik në qiellin e Europës, 5 avionë nën kërcënimin e bombave

16:29 : 03/11/2026
BOTA

Alarm për bombë në fluturimin Londër-Sofje, avioni i Wizz Air bën ulje të detyruar

15:40 : 02/11/2026

TË GJITHA

Zbulohet shkaku i ndërprerjes së fluturimeve, Sekretari i Transportit: Probleme me kabllot e vjetra të bakrit

18:51 : 14/11/2026

“Spitalet shqiptare do të më linin dy fëmijë jetimë”, rrëfimi prekës i gruas me kancer në protestë

18:31 : 14/11/2026

Protestuesit qëllojnë me gurë Kryesinë e Kuvendit, disa të shoqëruar

18:16 : 14/11/2026

Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët mblidhen te Kryeministria

18:07 : 14/11/2026

Italiania rrëfen tmerrin në klinikën dentare në Tiranë: Protezat m’i ngulën me çekiç

17:53 : 14/11/2026

Elisa Spiropali përjashtohet nga çdo funksion drejtues në Parti

17:29 : 14/11/2026

Studentët thyejnë reklamat anës rrugës te “21 Dhjetori”

17:21 : 14/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com