Kosova ndalet në barazim pa gola ndaj Izraelit, komplikon objektivin për ngjitjen në Ligën A
Kosova ka humbur një mundësi të mirë për të marrë përkohësisht kreun e Grupit B3 në Ligën e Kombeve dhe për të mbajtur gjallë shpresat për ngjitjen direkte në Ligën A. Kombëtarja e drejtuar nga Franco Foda është ndalur në një barazim 0-0 ndaj Izraelit, në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë.
Pavarësisht përpjekjeve dhe rasteve të krijuara gjatë takimit, “Dardanët” nuk arritën të gjenin rrugën drejt rrjetës, duke u detyruar të kënaqen me një pikë.
Vështirësitë për Kosovën u shtuan në minutat e fundit të takimit, pasi mesfushori Veldin Hoxha u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën me një lojtar më pak për rreth 25 minutat e fundit të ndeshjes.
Ky është barazimi i radhës për Kosovën, e cila tashmë numëron katër ndeshje zyrtare radhazi pa fitore.
Ndeshja e fundit e grupit do ta vendosë përballë Irlandës. Një sfidë vendimtare për “Dardanët”, të cilët synojnë të sigurojnë të paktën vendin e dytë në grup, që garanton qëndrimin në Ligën B dhe një pozicion më të favorshëm në vazon e shortit për kualifikueset e Europianit.
Të groposura në pyje, dalin pamjet nga zbulimi i rreth 17 milionë eurove të ish-ministrit hungarez (VIDEO)
Incident gjatë protestës, dy protestues tentojnë të thyejnë me shtyllë hekuri derën e Kryesisë së Kuvendit (VIDEO)
Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Po, Spiropali dhe Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë
- 18:08 Të groposura në pyje, dalin pamjet nga zbulimi i rreth 17 milionë eurove të ish-ministrit hungarez (VIDEO)
- 17:57 Incident gjatë protestës, dy protestues tentojnë të thyejnë me shtyllë hekuri derën e Kryesisë së Kuvendit (VIDEO)
- 17:02 Klosi sqaron vendimin e Asamblesë: Po, Spiropali dhe Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë
- 17:00 Koçiu reagon pas emërimit si bashkëkryetare e Partisë Socialiste në Tiranë: Nga kryeqyteti nis fitorja drejt Shqipërisë 2030
- 16:59 Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë pas marshimit nga Ministria e Arsimit në Unazën e Tiranës
- 16:55 Shpërthimi me eksploziv në automjetin e një gruaje në Elbasan, arrestohen edhe dy personat e tjerë që ishin në kërkim