Hodhën vezë drejt makinës së Ramës në Manëz, shoqërohen nga policia 12 aktivistë


12 aktivistë janë shoqëruar nga policia në zonën e Manzës, pasi hodhën vezë në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonte kryeministri Edi Rama.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune, teksa kreu i qeverisë po shkonte drejt Gjirit të Lalzit, ku po zhvillohej Asambleja e Partisë Socialiste.
Një grup protestuesish i kishin zënë pritën eskortës së kryeministrit përgjatë rrugës dhe, në momentin që automjeti i tij kaloi, qëlluan me vezë në drejtim të tij.
Pas incidentit, disa prej aktivistëve janë shoqëruar dhe arrestuar nga policia. Ende nuk ka informacion të plotë mbi identitetin e tyre dhe akuzat konkrete që rëndojnë ndaj tyre.
Ngjarja vjen në një ditë kur vëmendja politike është përqendruar te Asambleja e PS-së, e cila po zhvillohet mes zhvillimeve dhe debateve të fundit brenda kampit socialist.
360grade.al



















