Asamblesë socialiste, Edi Rama ia bëri të qartë se kërkesa e protestuesve për dorëheqjen e tij si Kryeministër nuk është vetëm për të si person.
“Nuk e kanë me mua, e kanë me ju! E kanë me PS! Unë thjesht jam pengesa më e madhe”, tha Rama.
Ylli i Shqipërisë si pjesë e BE, thotë se e pengon të marrë në konsideratë ndonjë zgjidhje tjetër:
“E kemi të ndaluar ta mendojmë se mund të ndalim e shohim a mund të bëjmë diçka… Jemi me kronometër me Brukselin”.
Mbledhja e Asamblesë shënon dhe ndezjen e motorëve elektoralë të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 9 Majit:
“Tani ka ardhur koha të flasim ne… një debat për Shqipërinë, çfarë Shqipërie duam”.
Mbrojti modelin e tij ekonomik, si motor i pasurisë që duhet shpërndarë: “Pasuria nuk krijohet duke parë me dyshim paranë”.
Me dyer të mbyllura, porosia ishte që kandidatët për bashkiaket e vitit 2027 të zgjidhen edhe në funksion të fitores në parlamentaret e 2029.











