Polici fotografon protestuesen dhe i kërkon leje eprorit për t’i hedhur spraj

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.11.2026, 19:13

Gjatë protestës kombëtare që po zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë, një efektiv policie është filmuar teksa kërkon leje nga eprori për t'i hedhur spraj një vajze protestuese.

Në pamjet e publikuara nga aktivistja Dajana Kaja, polici shihet teksa i bën fillimisht një fotografi vajzës, e cila nxjerr telefonin dhe nis ta filmojë edhe ajo.

Në këtë moment, efektivi dëgjohet duke iu drejtuar eprorit me pyetjen: "A t'i hedh spraj?", ndërsa ky i fundit i përgjigjet: "Lëre mor burrë!". Në fund, polici heq dorë nga përdorimi i sprajit, por jo nga roli i të fortit, pasi i kërkon vajzës të largohet prej aty.

Pamjet ngrenë pikëpyetje mbi sjelljen e efektivit, i cili duket se po shqyrtonte përdorimin e sprajit ndaj një protestueseje vetëm pasi kjo e fundit kishte nxjerrë telefonin për ta filmuar.

Prej orës 14:00, studentët dhe qytetarët vijojnë tubimin në Tiranë, ndërsa protesta është zhvendosur edhe në rrugët e kryeqytetit, ku është bllokuar qarkullimi në zonën e Zogut të Zi. Pavarësisht këtij zhvillimi, deri më tani nuk janë shënuar përplasje të mëdha me policinë, ndërsa protestuesit vijojnë të shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe klasës politike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit