Turistët thyejnë statujën e Jezu Krishtit në mes të rrugës në Lituani, kamerat e sigurisë filmojnë çdo gjë, autori largohet i qeshur pas veprimit Gjiganti teknologjik Meta është gjobitur me 887 milionë dollarë nga autoriteti italian për mbrojtjen e të dhënave personale, pasi dyshohet se ka aksesuar fotografitë dhe videot e përdoruesve të Android pa marrë pëlqimin e tyre.
Vendimi është bërë publik këtë të shtunë nga autoriteti italian, pas një hetimi që kishte nisur në vitin 2025.
Sipas autoriteteve, Meta kishte aksesuar galeritë personale të përdoruesve përmes një funksioni në aplikacionin Facebook, i cili sugjeronte fotografi dhe video nga pajisjet e tyre, me qëllim publikimin e tyre në platformë.
Problemi, sipas autoritetit, qëndron në faktin se përdoruesit nuk ishin informuar siç duhet dhe nuk kishin dhënë pëlqimin për këtë akses, raporton Reuters.
Meta-s i janë lënë 60 ditë kohë për ta çaktivizuar këtë funksion si parazgjedhje dhe për të kërkuar veçmas miratimin e përdoruesve për aksesin në përmbajtjen e galerive të tyre.
Hetimi nuk ka përfshirë mundësinë e përdorimit të këtyre materialeve për trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale, praktikë të cilën Meta e ka mohuar.
Autoriteti italian bëri gjithashtu të ditur se rezervon të drejtën për të shqyrtuar veçmas një funksion të ri, të lançuar në vitin 2026, që mundëson përpunimin në cloud të përmbajtjes nga galeritë e përdoruesve.
Top Channel