Brajan Gruda debutoi me gol me fanellën e Gjermanisë në fitoren 1-3 ndaj Serbisë, në Ligën e Kombeve. 22-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave të mëdha evropiane me formën e treguar këtë sezon te Leipzig, aty ku është i huazuar nga Brighton deri në fund të këtij sezoni.
Sipas TEAMtalk, Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen janë vënë në ndjekje të Grudës, pas formës së mirë që ai po tregon këtë sezon. Gruda është nën kontratë me Brighton deri në vitin 2027 me mundësinë e rinovimit edhe për një vit tjetër.
22-vjeçarit pritet të jetë një nga emrat më të lakuar gjatë verës së ardhshme, nëse vazhdon më këtë ritëm. Vlera e tij në treg aktualisht llogaritet 30 milionë euro.







