Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste, mbetet vetëm anëtare e thjeshtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Elisa Spiropali përjashtohet nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste, mbetet vetëm anëtare e thjeshtë

    Insajderi
    14 November 2026 - 19:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Elisa Spiropali është përjashtuar nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste të Shqipërisë.

    Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, i cili përmes një postimi ka njoftuar se Spiropali është larguar nga të gjitha forumet e larta të partisë.

    Sipas Klosit, vendimi përfshin përjashtimin e saj nga Kryesia, Asambleja, si dhe nga pozita e drejtuese politike në një njësi të Tiranës.

    Ndërkohë, pritet të zyrtarizohet edhe përjashtimi i saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

    Pas këtyre vendimeve, Spiropali mbetet vetëm anëtare e thjeshtë e Partisë Socialiste, sipas deklarimit të Klosit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark