“Nuk i kam përdorur votat për pazare personale”, Braçe: Nuk kam negociuar me Ramën për t’u bërë ministër

14 Nëntor 2026 | 20:04

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar përmes një videoje, ku përgënjeshtron disa shkrime që pretendojnë se ai ka negociuar me kryeministrin Edi Rama për të marrë drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë.

Braçe thekson se nuk i ka përdorur kurrë votat e qytetarëve për pazare personale, ndërsa nënvizon se karriget nuk kanë qenë asnjëherë qëllimi i tij.

“Po tani, pesë ditë Braçe bën pazare me Ramën, merr Ministrinë e Bujqësisë, meqë e ke merak, dhe ikën nga Bashkia e Tiranës. Madje, një media e pashë në darkë që shkruante: ‘Qeni që leh nuk të ha, sidomos kur bëhesh ministër’. Po turp a ke? Turp të vijë! Çfarë do të thuash sot? Nuk di çfarë të them, por një gjë, të them të drejtën, dua t’ua them atyre 25 mijë votuesve në qarkun e Tiranës, atyre 19 mijë vetëve vetëm në Bashkinë e Tiranës. Nuk i kam përdorur kurrë për pazare personale mijëra votat që kam marrë që nga viti 1996 e këtej. Karriget nuk kanë qenë nevojë e imja, as nuk janë dhe as nuk do të jenë. Gjithmonë jam interesuar për punën dhe falenderoj shumë ata mijëra njerëz që ma kanë besuar këtë punë. Kaq. Tani hani pazaret tuaja, siç hani paratë e ca pisave, një pjesë edhe brenda PS-së, që ju paguajnë juve”, u shpreh Braçe.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

Ka nisur mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit. Në nisje të takimit, kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, ka...
10:10 | 14/11/2026

Hita në Itali, strategji e përbashkët me Antimafian për goditjen e grupeve kriminale shqiptaro-italiane

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një takim në Itali me drejtuesit e lartë të Policisë Kriminale dhe Drejtorisë Hetimore...
10:58 | 13/11/2026

PS mbledh Asamblenë! Çfarë vendimesh do të marrë Rama? Gazetarja zbardh agjendën

Partia Socialiste do të mbledhë nesër Asamblenë Kombëtare në Gjirin e Lalzit, në një moment të tensionuar politik, pas dy protestave që kanë vënë në...
10:51 | 13/11/2026