Pogradeci kampion ka marrë kreun e renditjes së Superligës në volejboll për femra, në javën e shtatë dhe të fundit të fazës së parë të kampionatit. Humbjet e Tiranës dhe Teutës këtë fundjavë kanë përmbysur renditjen.
Tirana u mund 3-0 në Korcë nga Skënderbeu vendës (25-23, 25-23, 25-19), një ndeshje që dhuroi emocione shumicën e kohës. Në dy setet e para, bardheblutë dueluan fort për fitoren, por më pas në fushë dominoi Skënderbeu.
Fitore të rëndësishme korri në Durrës ekipi kampion i Pogradecit, që triumfoi 3-0 (25-20, 25-21, 25-18) ndaj Teutës. Pritej një përballje më e fortë, por pogradecaret ishin ndjeshëm më lart në fushë dhe e merituan fitoren.
Dinamo mundi pa shumë probleme 3-0 Lushnjën (25-17, 25-16, 25-16), duke qëndruar në vendin e gjashtë në renditje. Një takim që u dominua nga kryeqytetaset, ndjeshëm më superiore në fushë se myzeqaret.
Fitore të lehtë korri edhe Partizani, që në fushën e tij mposhti po 3-0 Vllazninë e vendit të fundit (25-14, 25-10, 25-13). Vllaznia këtë sezon është shumë larg pritshmërive, në vendin e fundit dhe ende pa asnjë pikë në renditje.
Superliga-Femra, java e 7-të
Dinamo – Lushnja, 3-0
Partizani – Vllaznia, 3-0
Teuta – Pogradeci, 0-3
Skënderbeu – Tirana, 3-0
Renditja: Pogradeci 18 pikë, Tirana 16 pikë, Skënderbeu 13 pikë, Teuta 16 pikë, Partizani 9 pikë, Dinamo 6 pikë, Lushnja 3 pikë, Vllaznia 0 pikë.
Kategoria e Parë-Femra, java e 7-të
Mirdita – Flamurtari, 0-3
Elbasani – Apolonia,
Studenti – Korabi, 3-0
Renditja: Studenti 21 pikë, Flamurtari 13 pikë, Apolonia 12 pikë, Elbasani 6 pikë, Korabi 5 pikë, Mirdita 3 pikë.






