Hetimi i BBC-së zbulon falsifikimin e pretendimeve artistike për vizat britanike

Një program britanik, i krijuar për të joshur artistë dhe profesionistë të shquar, po shfrytëzohet si mjet për mashtrim.

Për të krijuar një profil të rremë artistik dhe për të siguruar vizë në Mbretërinë e Bashkuar, pretendohet se përdoren vepra që aplikantët nuk i kanë krijuar vetë, ekspozita të sajuara, artikuj mediatikë të rremë dhe rekomandime të fabrikuara.

Të lidhura

None found

Hetimi i BBC-së ka zbuluar se prapa paraqitjes së talentit dhe krijimtarisë mund të veprojë një industri falsifikimi, ku reputacioni artistik ofrohet kundrejt mijëra, e deri në qindra mijëra paund. Kompani konsulence në Mbretërinë e Bashkuar dyshohet se u vijnë në ndihmë emigrantëve që duan të paraqiten rrejshëm si artistë të talentuar ose ekspertë të teknologjisë, për të marrë vizë përmes programit të përshpejtuar Global Talent.

Aplikantët nuk kalojnë intervistë, por u kërkohet të provojnë se kanë talent të jashtëzakonshëm ose potencial të lartë në fushën përkatëse. Viza u jep të drejtën të marrin me vete familjarët, si dhe të kërkojnë qëndrim të përhershëm pas tre ose pesë vjetësh.

Për të hetuar skemën, një gazetar i BBC-së u paraqit si klient i mundshëm dhe kontaktoi një firmë konsulence në Londër. Përfaqësuesi i kompanisë i propozoi një paketë ku përfshiheshin punime artistike të prodhuara në Kinë, organizimi i ekspozitave, botime në media dhe letra rekomandimi.

Konsulenti pretendoi se asnjë klient që kishte blerë paketën e plotë, me çmim mbi 100 mijë paund, nuk i ishte refuzuar ndonjëherë aplikimi për vizën Global Talent.

Pas hetimit të BBC-së, janë rihapur edhe dy raste të veçanta. Ministria e Brendshme britanike, Home Office, ka nisur procedurat për t’ua hequr vizat dy shtetasve nigerianë, të cilët kishin aplikuar duke u deklaruar fotografë të arteve të bukura.

Dyshimet lindën pas zbulimit të artikujve në internet që lavdëronin punën e tyre artistike dhe që besohet se ishin të falsifikuar.

Home Office i përshkroi gjetjet e hetimit si “jashtëzakonisht serioze” dhe bëri të ditur se firma që i kishte ofruar gazetarit shërbimet për mbi 100 mijë paund ishte nën hetim.

Një zëdhënës i ministrisë tha se programi Global Talent po rishikohet dhe se ministrja e Brendshme do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të penguar abuzimet.

Rasti ngre shqetësime të mëdha për mënyrën se si kontrollohen arritjet dhe kualifikimet profesionale të kandidatëve në një program që synon të tërheqë talentet më të spikatura nga e gjithë bota.


Shtuar më 14.11.2026 20:08

Quantcast
grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet giriş