Starship, raketa më e fuqishme në botë e kompanisë SpaceX, në pronësi të Elon Musk, arriti orbitën e Tokës gjatë fluturimit të saj të 15-të testues. Megjithatë, misioni pati edhe një pengesë.
E gjatë 124 metrave, raketa u nis nga baza hapësinore në jug të Teksasit. Disa minuta pas ngritjes, një problem teknik bëri që SpaceX të anulonte përpjekjen për të rikuperuar përshpejtuesin Super Heavy.
Të lidhura
None found
Përshpejtuesi nuk u kap nga krahët mekanikë të platformës së nisjes, por ra në Gjirin e Meksikës. Gjatë rënies u pa një shpërthim i madh zjarri. SpaceX deklaroi se shkaku që pengoi rikuperimin nuk është përcaktuar ende.
Ndërkohë, anija Starship hyri me sukses në orbitë. Sipas planit, ajo do të bëjë 14 rrotullime rreth Tokës dhe do të kthehet të shtunën. Në këtë fluturim, anija vendosi në hapësirë edhe 26 satelitë të rrjetit Starlink.
SpaceX synon të ndërtojë një sistem raketor tërësisht të ripërdorshëm, me qëllim uljen e ndjeshme të kostove të udhëtimeve në hapësirë. NASA planifikon ta përdorë Starship për të dërguar astronautë në Hënë në kuadër të programit Artemis, ndërsa Elon Musk synon që një ditë anija të transportojë njerëz edhe në Mars.
Hapi i ardhshëm i vështirë është kthimi i Starship dhe kapja e saj në platformën e nisjes. Kjo manovër paraqet sfidë të madhe për shkak të shpejtësisë dhe temperaturave ekstreme gjatë hyrjes në atmosferë.





