Diabeti në Maqedoninë e Veriut: 140 mijë të diagnostikuar dhe 40 mijë të tjerë që mund të mos e dinë se janë të prekur

Parandalimi dhe zbulimi në kohë i diabetit ishin në qendër të apelit të mjekëve me rastin e Ditës Botërore të Diabetit. Në Maqedoninë e Veriut figurojnë të regjistruar rreth 142 mijë persona me këtë sëmundje, ndërsa vlerësohet se rreth 40 mijë të tjerë mund të jenë të prekur pa pasur dijeni. Pacientët, ndërkohë, kërkojnë më shumë mundësi për t’u pajisur me sensorë të matjes së glukozës dhe pompa insuline.

Të dhënat për vendin tregojnë se diabeti i tipit 2 përbën mbi 95 për qind të rasteve. Drejtori i Klinikës së Endokrinologjisë, Irfan Ameti, kërkoi që vëmendja të përqendrohet te faktorët që favorizojnë zhvillimin e sëmundjes, veçanërisht të këtij tipi. Sipas tij, identifikimi dhe trajtimi në kohë i këtyre faktorëve synon të parandalojë fillimisht gjendjen paradiabetike dhe më pas diabetin e tipit 2.

Të lidhura

None found

Ameti e ilustroi përhapjen në rritje të sëmundjes duke krahasuar të dhënat botërore: para pesë vitesh bëhej fjalë për një person me diabet në çdo 11 persona, ndërsa sot raporti ka arritur në një në çdo 9 persona. Aktualisht, rreth 593 milionë njerëz në botë jetojnë me diabet dhe parashikimet tregojnë se deri në vitin 2050 numri mund të tejkalojë 850 milionë. Duke iu referuar vendit, ai tha se, krahas rreth 135 mijë personave me diabet, afërsisht 40 mijë të tjerë e kanë sëmundjen, por ende nuk janë diagnostikuar.

Për shoqatat e pacientëve, zgjerimi i përdorimit të sensorëve që monitorojnë vazhdimisht glukozën mbetet ndër prioritetet kryesore. Deri tani, këto pajisje u janë siguruar rreth 800 personave me diabet të tipit 1. Objektivi është që, gjatë dy ose tre viteve të ardhshme, mbulimi të arrijë në rreth 80 për qind të pacientëve me indikacion mjekësor për sensorë dhe pompa insuline.

Kryetari i Lidhjes së Shoqatave të Diabetikëve të Maqedonisë, Dimçe Velev, rikujtoi se prej shumë vitesh kërkohet sigurimi i sensorëve ose sistemeve të monitorimit të glikemisë për të gjithë personat me diabet të tipit 1 në Maqedoni. Ai sqaroi se mes 800 përfituesve të deritanishëm përfshihen të gjithë fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 25-vjeçare. Velev kërkoi që shtimi i përfituesve të vijojë sa më shpejt, përmes një zgjerimi gradual që do të mundësonte arritjen e mbulimit prej rreth 80 për qind brenda dy ose tre viteve.

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, vuri theksin te ushqyerja e shëndetshme, lëvizja dhe ndryshimi i zakoneve të jetesës. Ai tha se aktiviteti fizik, edhe kur nuk shoqërohet me elementet e tjera, mund të ndihmojë në pakësimin me 5 % të rasteve të diabetit të tipit 2.

Klekovski ngriti gjithashtu shqetësimin për mënyrën se si trajtohen rezultatet e kontrolleve parandaluese. Sipas tij, gjatë vitit 2025 janë kryer pothuajse 200 mijë kontrolle sistematike periodike, të cilat përfshijnë edhe matjen e glukozës në gjak, por rezultatet e tyre nuk i lexon askush. Ministri tha se supozon që të paktën 10 për qind e rezultateve tregojnë nivel të rritur të glukozës dhe nuk regjistrohen në asnjë prej sistemeve shëndetësore, për shkak se vazhdon përdorimi i formularëve në letër.

Mesazhi drejtuar qytetarëve në Ditën Botërore të Diabetit ishte që matja e sheqerit në gjak të mos shtyhet deri në shfaqjen e simptomave. Mjekët nënvizuan se zbulimi i hershëm i sëmundjes dhe mundësia për të marrë trajtim janë thelbësore për të shmangur komplikimet dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës.


Shtuar më 14.11.2026 20:43

Quantcast
grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetmarsbahisgrandpashabet giriş