Pas 7 orësh seancë maratonë në Gjykatën e Fierit, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Noel Veizi dhe prokuror Leonard Suçi ka vendosur vijimin e masave të sigurisë “arrest me burg” për Arben Vojën, Dilaver Shytin dhe Anila Haxhiun, ndërsa ka ndryshuar masën për Fjorelo Bidën.
Ndaj tij, janë vendosur tre masa me karakter ndalues.
Këta persona janë të përfshirë në dosjen e tjetërsimit të tokës shtetërore në zonën e Povelçës.
Ata dyshohen për mashtrim, falsifikim dokumentash, shpërdorim detyre dhe pastrim i produkteve të veprës penale.
Çështja lidhet me tjetërsimin e 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në Povelçë, e cila dyshohet se është kaluar në pronësi private për t’u përdorur për ndërtimin e një parku fotovoltaik.










