Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë, të organizuar me rastin e 251-vjetorit të themelimit të Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast, Shiroka Pula ka shprehur mirënjohjen e saj për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për kontributin e ushtarëve amerikanë në mbrojtjen e lirisë dhe paqes.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë, të organizuar me rastin e 251-vjetorit të themelimit të Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast, Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për kontributin e jashtëzakonshëm të ushtarëve amerikanë në mbrojtjen e lirisë dhe paqes.
Ajo theksoi se për Kosovën, Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik, duke kujtuar përkrahjen amerikane në momentet më të vështira të historisë së Kosovës, si dhe kontributin e saj në realizimin e ëndrrës për liri dhe shtet”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika