Kryeminsitri Rama ndan foto nga Asambleja: 9 maji 2027 do të jetë dita e Europës dhe e PS-së, s’ka nevojë të shkojmë deri në Kuç Gjykata ka vendosur vijimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për tre persona të dyshuar për tjetërsimin e rreth 44 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Povelçës.
Në masën arrest me burg është lënë drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, i dyshuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Sipas hetimeve, toka dyshohet se është kaluar nga pronë shtetërore në pronë private dhe më pas u është shitur investitorëve të një projekti fotovoltaik.
Sipas vendimit të gjykatës, vijon masa e sigurisë “Arrest në burg” për personat nën hetim, ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas, Dilaver Shyti dhe noterja Anila Haxhiu.
Ndërkohë, për ish-punonjësen e Kadastrës Fjorelo Bida është vendosur zëvendësimi i arrestit në burg me masat e sigurisë “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.
Për Arbina Jaupajn është vendosur vijimi i masave “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
Nuk është hera e parë që Arben Voja përballet me akuza të lidhura me ushtrimin e funksioneve publike. Në vitin 2025, ai u kallëzua në SPAK për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, pas konstatimit të 36 rasteve të dyshuara të mosllogaritjes së tatimit 15 për qind, me një dëm ekonomik të pretenduar prej 9.5 milionë lekësh.
Gjithashtu, në vitin 2023, një tjetër dosje ndaj tij, për shkelje të dyshuara gjatë drejtimit të Agjencisë Rajonale të Mjedisit, u dërgua për gjykim.
Hetimet për çështjen e tjetërsimit të tokës në Povelçë vijojnë, ndërsa personat nën hetim prezumohen të pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.
Top Channel