Blendi Klosi thotë se u keqinterpretua nga mediat me qëllim pas deklaratës së bërë në përfundim të Asamblesë së Partisë Socialiste, ku sekretari i përgjithshëm i kësaj partie deklaroi se nuk kishte një vendimmarrje për kërkesën e prezantuar nga Edi Rama për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës. Klosi thotë përmes rrjeteve sociale se Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë. ‘Por në një parti ku cilido aplikon online dhe bëhet anëtar, nuk ka sens përjashtimi edhe nga partia’, shkruan ai.