Ronaldinho-mania në Ravenna, foto dhe autografë…por është një sozi Manchester United po përgatitet për një emërim historik. Me Mauricio Pochettinon, në panikën e Djajve të Kuq do të jetë edhe spanjollja Silvia Tuya.
Kjo do të jetë hera e parë në më shumë se një shekull histori të Manchester United që në stafin teknik do të jetë një grua.
Silvia Tuya ishte në stafin e Pochettinos edhe në kombëtaren amerikane të futbollit dhe ajo do ta ndjekë atë edhe në Angli. Në moshën 46 vjeçare, Silvia Tuyà Viñas spikat për karrierën e saj të shkëlqyer akademike dhe profesionale. Drejtoreshë në shkencat motorike, ajo ka studiuar në Institutin Kombëtar te Edukimit Fizik në Universitetin e Barcelonës në Katalonjë.
Ajo ka punuar si përgatitëse atletike te skuadra e vajzave të Levantes në Liga F, kategoria më e lartë e futbollit të vajzave në Spanjë.
Top Channel