Mbi 22 milionë persona janë prekur nga një sulm kibernetik mbi platformën franceze Maileva, në pronësi të grupit La Poste. Sulmi u regjistrua në muajin shtator, ndërsa mediat franceze raportuan të shtunën se janë vjedhur të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve. “Janë bërë publike të dhënat e kontaktit, përfshirë emrat, mbiemrat dhe adresat postare të kompanive kliente të Maileva-s”, bëri të ditur grupi përmes një komunikate zyrtare.