Pandeli Majko në Asamblenë e PS-së: Kam të dhëna për 1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive; jepni dorëheqjen para publikimit

Gjatë një takimi me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ish-kryeministri dhe ish-deputeti Pandeli Majko ka bërë një deklaratë të fortë, sipas burimeve të mbledhjes.

Burimet thanë se Majko ka folur për rreth 1 mijë orë filmime, ku pretendohet se shfaqen figura të PS-së në materiale me përmbajtje erotike dhe korruptive.

Të lidhura

None found

“Kam informacion se në 1 mijë orë filmime ka eksponentë të PS-së në video erotike dhe korruptive. Mirë është të jepni dorëheqjen para se të dalin. Mos e vini në siklet partinë dhe kolegët”, mësohet të ketë thënë Majko.

Sipas të njëjtave burime, ai u ka kërkuar personave që mund të jenë të përfshirë në këto materiale të japin dorëheqjen nga postet e tyre përpara se pamjet të publikohen, nëse kjo ndodh.

Raportohet se deklarata u bë në një mbledhje të tensionuar të Asamblesë së PS-së. Në të njëjtën mbledhje, kryeministri Edi Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste.


Quantcast
grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişUltrabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetmarsbahisgrandpashabet girişjojobetjojobet