Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Gjakova fiton dy luftërat e para

akil gjakove

Akil Gjakova ka fituar dy luftërat e para në Grand Prix të xhudos në Zagreb.

Në xhiron e parë të kategorisë deri 73 kg, xhudisti kosovar e mposhti rumunin Lucian Dumitrescu.

Në luftën e dytë ishte bindës ndaj ukrainasit, Serhii Nebotov.

Ndaj tij fitoi me uazari dhe Yuko.

Dardan Cena në të njëjtën kategori u ndal nga Daniyar Shamshayev i Kazakistanit.

Gjakova e kërkon medaljen e bronztë nëpërmjet repesazhit

8 o. më parë / 14 nën 2026 14:14
Akil Gjakova

Akil Gjakova është mposhtur në gjysmëfinale të Grand Prixit të Zagrebit nga xhudisti gjeorgjian Giorgi Loladze. 

Loladze në fillim të luftës realizoi “Yuko”, që është pika më e vogël. 

Akili nisi iniciativën për t’u kthyer, por pësoi disfatë me Ippon nga medalisti i bronztë i Grand Slamit të Tbilisit në Gjeorgji. 

Gjakova medaljen e bronztë në këtë garë e kërkon tani nëpërmjet repesazhit. 

Luftën në repesazh e ka me spanjollin Anton Shuhalieiev.

Gjakova në gjysmëfinale në Zagreb

9 o. më parë / 14 nën 2026 13:46
Akil Gjakova

Akil Gjakova

Akil Gjakova e ka shënuar edhe fitoren e katërt në Grand Prix në Zagreb.

Në çerekfinale të kategorisë deri 73 kg e mposhti francezin Nathan Cadignan. Ndaj tij fitoi me uazari në kohën shtesë. Tani Akili paraqitet në gjysmëfinale.

Tjetër paraqitje bindëse e Gjakovës

9 o. më parë / 14 nën 2026 13:02
Akil Gjakova

Foto: AP

Akil Gjakova e ka fituar edhe luftën e tretë në Grand Prix në Zagreb.

Në kategorinë deri në 73 kg, Gjakova e mposhti Karim Abdulaevin e Emirateve Arabe. Ndaj tij ishte bindës. 

Gjakova ka kaluar në çerekfinale.