Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 06:24 DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën Nga Rashela Shehu- Asambleja e Partisë Socialiste tregoi, se kreu i socialistëve, Edi Rama, duhet të menaxhojë edhe pakënaqësitë brenda partisë. Asambleja e mbajtur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

Aktualitet E diel, 15 Nëntor 2026 06:24
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Rashela Shehu-

Asambleja e Partisë Socialiste tregoi, se kreu i socialistëve, Edi Rama, duhet të menaxhojë edhe pakënaqësitë brenda partisë.

Asambleja e mbajtur të shtunën (14.11) në Gjirin e Lalëzit në Shqipëri duhej të shërbente për të vendosur në lëvizje strukturat socialiste për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Kryeministri Edi Rama u prit me duartrokitje nga anëtarët e Asamblesë së Partisë Socialiste. Por me të marrë fjalën, kërkoi ndërprerjen e transmetimit për mediat. “Dua të ndaj disa fjalë vetëm me Asamblenë, me familjen time politike” – tha ai.

Rama kërkon disiplinë

Pas dyerve të mbyllura, sipas një burimi të pranishëm në mbledhje që foli për Deutsche Welle-n, në qendër të vëmendjes u vunë dy emra: Plarent Ndreca dhe Elisa Spiropali. Rama kërkoi masa ndaj tyre për shkak të qëndrimeve kritike publike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pas Ramës, fjalën e mori vetë deputetja Spiropali. Ish-kryetarja e Kuvendit kundërshtoi akuzat, duke këmbëngulur se qëndrimet e saj nuk ishin kundër Ramës, por kundër mënyrës se si bëheshin emërimet dhe se si disa individë, sipas saj, shfrytëzonin pushtetin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në debat ndërhynë edhe deputetët socialistë Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erion Braçe. Të tre kundërshtuan përjashtimin e Spiropalit nga partia, duke mbështetur masa më të buta. Propozimi i Ramës nuk u hodh në votim. Pas përfundimit të Asamblesë, sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, sqaroi se Spiropali dhe Ndreca përjashtohen nga forumet e partisë, por mbeten anëtarë të saj.

Mund t'ju interesojë

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Para 14 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Para 27 minutash
Moti sot: stuhi me rrufe, 8° deri 21°C

Moti sot: stuhi me rrufe, 8° deri 21°C

Para 28 minutash

Veliaj sfidon Ramën me mocion mosbesimi

Rreth një orë përpara nisjes së Asamblesë, Erion Veliaj u kishte dërguar kolegëve socialistë një letër dhjetëfaqëshe nga burgu i Fierit. Në të, kryebashkiaku i Tiranës kërkonte aktivizimin e procedurës statutore të mocionit të mosbesimit ndaj Edi Ramës. Si argument kryesor, ai paraqiste përqendrimin e vendimmarrjes në duart e kryetarit dhe dobësimin e forumeve të partisë.

“Edi Rama ka qenë një reformator i rëndësishëm i Partisë Socialiste. Por unë besoj se sot ai është kthyer në pengesën kryesore për reformimin e saj”- shkruante Veliaj.

Rama nuk e komentoi kërkesën për mocion mosbesimi. Në fjalimin e transmetuar për mediat, ai u ndal në paraburgimin e kryebashkiakut të Tiranës.

“Është një paraburgim absurd dhe mbetet një çështje e demokracisë” – tha Rama, duke shtuar se “nuk mund t’i marrësh ti kryeqytetit kryetarin e zgjedhur dhe t’ia mbyllësh brenda pa gjyq, por nga ana tjetër nuk mund të thuash që ky nuk mund të zëvendësohet se është në detyrë?”

Kërkesa për mocion mosbesimi është episodi më i fundit i përplasjes mes Ramës dhe Veliajt. Ky i fundit e ka akuzuar më herët kryeministrin se përmes ministrit të Drejtësisë i kishte kërkuar të hiqte dorë nga drejtimi i Bashkisë së kryeqytetit. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i ka mohuar këto pretendime.

Socialistët nisin fushatën për zgjedhjet vendore

“Partia Socialiste është zyrtarisht në fushatë” – deklaroi sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, pas përfundimit të Asamblesë. Socialistët nisin kështu përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, të cilat do të zhvillohen sipas ndarjes së re territoriale, me 46 bashki në vend të 61.

“Duhet të diskutojmë nga sot deri në 9 maj që të merremi vesh ‘çfarë Shqipërie duam’” – tha Rama, duke theksuar se duhet komunikim i drejtpërdrejtë me qytetarët.

Ndryshime u njoftuan edhe në organizimin e socialistëve në Tiranë. Rama shkarkoi Erion Veliajn nga drejtimi politik i PS-së në kryeqytet, ndërsa Albana Koçiu dhe Ervin Demo u propozuan si bashkëdrejtues të organizimit partiak në Bashkinë e Tiranës. “Drejtimi politik do të vazhdojë nga Ogerta Manastirliu” – sqaroi Klosi.

Asambleja miratoi gjithashtu platformën “Këshilltari i Bashkisë sime” për përzgjedhjen e kandidatëve për këshillat bashkiakë. Aplikimi do të jetë i hapur edhe për të interesuar jashtë propozimeve të forumeve partiake. Platforma do të drejtohet nga tre deputetët socialistë Bora Muzhaqi, Ermal Pacaj dhe Pirro Vengu./DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën
Para 3 minutash

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 14 minutash

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 27 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Horoskopi i ditës, 15 nëntor: Hëna në Ujor sjell mendime të reja
Para 27 minutash

Horoskopi i ditës, 15 nëntor: Hëna në Ujor sjell mendime të reja

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 9 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 13 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 8 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 12 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.