Jorge Jesus për Cristiano Ronaldon: “Mund të më mungojë vetëm shoqëria e tij

Portugalia u mund 1-4 nga Danimarka në ndeshjen e saj të parë që prej njoftimit të Cristiano Ronaldos, 41 vjeç, për tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar. Pas takimit, përzgjedhësi Jorge Jesus foli për mungesën e tij në kombëtare.

Kur u pyet nëse Portugalisë i mungon Ronaldo, Jesus tha se është e natyrshme që tifozët ta ndiejnë mungesën e tij, duke kujtuar kontributin e futbollistit përgjatë 23 viteve me ekipin kombëtar.

Të lidhura

None found

“Është normale që njerëzve t’u mungojë Ronaldo. Ata nuk harrojnë atë që Cristiano ka bërë gjatë 23 viteve me ekipin kombëtar. Kjo nuk mund të ndryshohet”, u shpreh Jesus.

Trajneri portugez u pyet edhe nëse Ronaldo do t’i mungonte atij personalisht. “Si mund të më mungojë kur ai nuk është më në kombëtare? E vetmja gjë që mund të më mungojë është shoqëria e tij. Ai nuk luan më, nuk është këtu dhe tashmë ka marrë një vendim për situatën e tij”, tha ai.

Kjo ishte humbja e parë e Portugalisë me Jorge Jesus në drejtim, pas katër fitoreve radhazi në Ligën e Kombeve. Megjithatë, portugezët vijojnë të kryesojnë grupin me 12 pikë.

Danimarka renditet me nëntë pikë, Norvegjia me gjashtë dhe Uellsi me tre. Në raundin e fundit, Portugalia luan në transfertë ndaj Uellsit, ndërsa Danimarka pret Norvegjinë.


Quantcast
grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişgrandpaşhabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobet