Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, tha se Teherani disponon prova të “dokumentuara” që dëshmojnë se vendet e rajonit kanë ndihmuar sulmet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit dhe se kjo çështje është ngritur drejtpërdrejt përmes kanaleve diplomatike.
Të gjitha rastet që tregojnë rolin e vendeve të rajonit në ndihmën e dhënë SHBA-ve për të sulmuar Iranin janë dokumentuar. Teherani do ta ndjekë me seriozitet këtë çështje.
Gjatë një konference për shtyp, Baghaei u shpreh se raketat, dronët dhe avionët e lëshuar nga bazat ushtarake në këto vende, së bashku me mbështetjen logjistike të ofruar për forcat amerikane, konfirmojnë përfshirjen e tyre.
Eshtë e qartë përgjegjësia e këtij grupi vendesh të rajonit për pasojat … e agresionit ushtarak të Shteteve të Bashkuara dhe regjimit sionist kundër Iranit.
Gjithashtu, mbrojti sulmet hakmarrëse të Iranit, duke theksuar se janë kryer në bazë të Nenit 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Asnjë veprim nuk është ndërmarrë nga Irani kundër sovranitetit të këtyre vendeve. Sulmet iraniane janë thjesht mbrojtëse në natyrë dhe kanë pasur në shënjestër vetëm bazat e asetet ushtarake amerikane, të përdorura për të sulmuar vendin.