Policia e Fierit ka finalizuar fazën e dytë të operacionit të koduar “Hija e Natës”, duke zbuluar dhe sekuestruar tre automjete të vjedhura në zona të ndryshme të vendit. Mjetet u gjetën në Fushë-Mamurras, në Kurbin, dhe në Borizanë të Krujës, ndërsa dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve kriminale. Hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.