Gjatë ditëve në vijim, Forca e Kosovës (KFOR) do të mbajë në Kampin Vrella ushtrimin ushtarak “Golden Sabre”, si pjesë e trajnimeve të saj të rregullta.
Në stërvitje do të përfshihen edhe Policia e Kosovës, EULEX-i dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), secili institucion sipas rolit të vet në fushën e sigurisë.
Të lidhura
None found
KFOR-i ka bërë të ditur se, ndërsa ushtrimi të jetë në zhvillim, banorët përreth mund të shohin më shumë personel ushtarak dhe automjete në zonë.
Komunikata shpjegon se stërvitja synon të përmirësojë koordinimin, bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë mes pjesëmarrësve, duke rritur aftësinë e tyre për të vepruar së bashku në mënyrë efektive.







