Gjenden në Kurbin e Krujë 3 automjete të vjedhura në Fier, policia: Do përdoreshin për ngjarje kriminale
Policia e Fierit ka finalizuar me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Hijet e Natës”, duke bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e tre automjeteve të vjedhura, si dhe të sendeve të tjera që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e vjedhjeve.
Në vijim të hetimeve intensive dhe kontrolleve të ushtruara në terren, strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë lokalizuar automjetet në zonën e Fushë-Mamurrasit, në Kurbin, dhe në Borizanë, Krujë.
Sipas policisë, dy prej automjeteve janë vjedhur më 13 nëntor 2026, në Mallakastër, ndërsa automjeti i tretë është vjedhur më 13 shtator 2026, në Divjakë. Nga hetimet paraprake dyshohet se automjetet do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve kriminale.
Faza e dytë e operacionit vjen pas rezultateve të fazës së parë, gjatë së cilës u zbardhën pesë raste të vjedhjes së automjeteve. Në atë fazë, policia vuri në pranga një nga autorët e dyshuar, ndërsa shpalli në kërkim dy persona të tjerë, të dyshuar si pjesë e kësaj veprimtarie kriminale.
Gjatë kontrolleve të fundit u sekuestruan edhe sende të tjera me interes për hetimin, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjeve.
Ndërkohë, strukturat e DVP Fier vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe kapjen e dy të dyshuarve të shpallur në kërkim.
Aksident në aksin Qukës–Prrenjas, dy automjete dalin nga rruga pas përplasjes, plagoset një person
Incident gjatë protestës, dy protestues tentojnë të thyejnë me shtyllë hekuri derën e Kryesisë së Kuvendit (VIDEO)
Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë pas marshimit nga Ministria e Arsimit në Unazën e Tiranës
- 09:32 Kaosi në trafikun ajror në SHBA vazhdon, anulohen mbi 16,000 fluturime, mijëra pasagjerë në pritje
- 09:27 Zakharova: Evropa do të ishte më e sigurt pa NATO-n
- 09:20 Sot Maratona e Tiranës, 5800 pjesëmarrës në garë. Ja rrugët që bllokohen
- 08:15 Ushtria izraelite eliminon komandantin e lartë të Hamasit, vritet udhëheqësi i brigadës në Rafah
- 22:30 Të groposura në pyje, dalin pamjet nga zbulimi i rreth 17 milionë eurove të ish-ministrit hungarez (VIDEO)
- 21:07 Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash nuk duhet të na shpërqendrojë nga objektivi i anëtarësimit në BE