Lëvizte i armatosur me pushkë dhe 140 fishekë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

15 Nëntor 2026 | 09:58

Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur me një pushkë gjysmëautomatike dhe 140 fishekë luftarakë, pa lejen përkatëse.

Arrestimi u krye në rrugën e fshatit “Allgjatë”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Guns 3”, të finalizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6.

Sipas njoftimit të Policisë, ndërhyrja u bë pas administrimit të informacioneve operative për një person që lëvizte i armatosur në këtë zonë.

Në pranga përfundoi i mituri, banues në Vaqarr, i cili u kap në flagrancë duke mbajtur armën e zjarrit, të dyshuar si pushkë gjysmëautomatike, si dhe 140 fishekët luftarakë.

Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore dhe ligjore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përmirësohet situata në qarkun e Shkodrës pas reshjeve intensive, aksi Theth–Ndërlysaj ende me kufizime

Situata në qarkun e Shkodrës paraqitet e qetë dhe në përmirësim, pas problematikave të shkaktuara nga reshjet intensive të ditëve të fundit. Sipas raportimit të...
09:53 | 15/11/2026

Gjenden në Kurbin e Krujë 3 automjete të vjedhura në Fier, policia: Do përdoreshin për ngjarje kriminale

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar “Hijet e Natës”, duke bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin...
09:38 | 15/11/2026

Aksident në aksin Qukës–Prrenjas, dy automjete dalin nga rruga pas përplasjes, plagoset një person

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin Qukës–Prrenjas, pranë urës së Torromanit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe...
19:05 | 14/11/2026