Nipi i Luan Krasniqit nuk përmbahet, Ardian Krasniqi fiton me nokaut në Gjermani - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Nipi i Luan Krasniqit nuk përmbahet, Ardian Krasniqi fiton me nokaut në Gjermani

    Insajderi
    15 November 2026 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Boksieri shqiptar Ardian Krasniqi po kalon në një formë të jashtëzakonshme, duke e dëshmuar këtë edhe sonte me një tjetër fitore bindëse në ring.

    Spektakël i vërtetë në “SCHARRena” të Stuttgartit! Nipi i legjendës së boksit shqiptar, Luan Krasniqi, ka triumfuar ndaj venezuelianit Ricardo Guarapana, duke e nokautuar në raundin e tretë.

    Me këtë fitore, Ardian Krasniqi regjistron suksesin e 14-të në karrierën e tij profesioniste, në po aq meçe të zhvilluara.

    Krasniqi i bëri krenarë shqiptarët me paraqitjen e tij në ring, duke dëshmuar edhe një herë nivelin e lartë dhe ambiciet për të vazhduar rrugëtimin drejt majave të boksit profesionist.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark