Rriten rastet me tension arterial në Sarandë, mjekët apelojnë për kujdes ndaj shenjave paralajmëruese
Me ndryshimin e motit dhe uljen e temperaturave, problemet kardiovaskulare kërkojnë vëmendje të shtuar. Në Urgjencën e Spitalit të Sarandës, ndër rastet që paraqiten më shpesh janë pacientët me rritje të tensionit arterial. Dhimbja e kokës, marramendja dhe dhimbja e gjoksit janë disa nga shqetësimet që i shoqërojnë këto episode shprehet shefi i urgjencës së spitalit të Sarandës, Spiro Talo.
“Pacientët vijnë me hipertension, pra tensione të larta të cilat shoqërohen edhe me dhimbje të kokës, marrje mendsh të vjella, dhimbje të gjoksit. Duke qenë edhe kjo periudha tani, ndryshimi i kohës dhe ftohja ndikon jashtëzakonisht shumë te kjo pjesë”, u shpreh Talo.
Ndërkohë, vetëm ato raste që kërkojnë ndërhyrje më të specializuar transferohen drejt spitaleve të tjera në vend.
“Për spitalet e tjera janë vetëm rastet që paraqesin urgjencë kardiak, për ata që janë për koronarografi për ndërhyrje emergjente, rastet e tjera pastaj menaxhohen në spitalin tonë. Për sa i përket problemeve kardiake, gjithmonë dhimbja e gjoksit është një problem që duhet parë. Pra gjithmonë mirë është që në qoftë se do ketë dhimbje gjoksit të paraqiten pranë mjekut dhe të vlerësohen në qoftë se është një dhimbje me origjinë kardiake apo dhimbje thjesht e natyrës neuromuskulare”, thekson mjeku.
Mjekët këshillojnë matjen e rregullt të tensionit, kontrollet periodike dhe paraqitjen për ndihmë mjekësore në rast shqetësimesh, pa pritur që simptomat të përkeqësohen.
Gazetare B. Gjyli
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



