Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur me një pushkë gjysmëautomatike dhe 140 fishekë luftarakë në rrugën e fshatit Allgjatë. I mituri, banues në Vaqarr, u ndalua në kuadër të operacionit policor të koduar “Guns 3”, pas informacioneve të siguruara nga policia për një person që qarkullonte me armë zjarri pa leje. Njoftimi i Policise DVP Tiranë/Finalizohet një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje. Lëvizte në rrugën e fshatit “Allgjatë”, i armatosur me një pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin policor të koduar “Guns 3”, në kuadër të të cilit u ndërhy për të ndaluar shtetasin e dyshuar, në rrugën e fshatit “Allgjatë”.