Pak orë përpara përballjes mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë, e cila do të përcaktojë kryesuesin e Grupit 1 në Ligën C të Ligës së Kombeve, te kuqezinjtë ka një arsye për të festuar: sulmuesi Taulant Seferi ka ditëlindjen.

Të lidhura
None found
I lindur në Kumanov, Seferi mbush sot 30 vjeç. FSHF-ja dhe presidenti i saj, Armand Duka, e kanë uruar përmes një mesazhi të publikuar në “story”: “Gëzuar ditëlindjen Taulant Seferi”.


Seferi ka regjistruar 28 paraqitje, 3 gola dhe 1 asist me Kombëtaren. Ai debutoi më 14 nëntor 2019 kundër Andorrës, në ndeshjen që përfundoi 2–2.








