Policia godet grupin që dyshohet se vidhte makina për ngjarje kriminale, sekuestrohen 3 automjete - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia godet grupin që dyshohet se vidhte makina për ngjarje kriminale, sekuestrohen 3 automjete

    Insajderi
    15 November 2026 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka finalizuar me sukses fazën e dytë të operacionit të koduar “Hijet e Natës”, duke bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e tre automjeteve të vjedhura, si dhe të sendeve të tjera që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e vjedhjeve.

    Në vijim të hetimeve intensive dhe kontrolleve të ushtruara në terren, sipas njoftimit, strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë lokalizuar automjetet në zonën e Fushë-Mamurrasit, në Kurbin, dhe në Borizanë, Krujë.

    Sipas policisë, dy prej automjeteve janë vjedhur më 13 nëntor 2026, në Mallakastër, ndërsa automjeti i tretë është vjedhur më 13 shtator 2026, në Divjakë. Nga hetimet paraprake dyshohet se automjetet do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve kriminale.

    “Faza e dytë e operacionit vjen pas rezultateve të fazës së parë, gjatë së cilës u zbardhën pesë raste të vjedhjes së automjeteve. Në atë fazë, policia vuri në pranga një nga autorët e dyshuar, ndërsa shpalli në kërkim dy persona të tjerë, të dyshuar si pjesë e kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kontrolleve të fundit u sekuestruan edhe sende të tjera me interes për hetimin, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjeve. Ndërkohë, strukturat e DVP Fier vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe kapjen e dy të dyshuarve të shpallur në kërkim.”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark