“Macron, do të biesh ashtu siç ranë rojet e tua”, 200 mijë njerëz marshuan rrugëve të Francës

15 Nëntor 2026 | 10:19

Në Francë, protestuesit që dolën në rrugë të shtunën në qytete të shumta, përfshirë Parisin, Lionin dhe Rouenin – me thirrjen e sindikatave të ndryshme dhe lëvizjes së “Jelekëve të Verdhë” – u shpërndanë nga policia, e cila përdori gaz lotsjellës.

Në Francë, në qytete të ndryshme u zhvilluan demonstrata pas thirrjeve nga sindikatat e punëtorëve dhe studentëve, si dhe nga lëvizja e “Jelekëve të Verdhë”.

Protestuesit, të cilët demonstronin kundër kostos së lartë të jetesës, kërkuan që qeveria të ndajë më shumë buxhet për arsimin dhe të mbrojë fëmijët nga të gjitha format e dhunës.

Gjithashtu, protestuesit kërkuan që Franca të heqë dorë nga projektligji që do t’u jepte forcave të sigurisë një lloj imuniteti për “vetëmbrojtje” në lidhje me përdorimin e armëve.

Tensionet janë përshkallëzuar midis policisë dhe protestuesve në Paris, Nant dhe Lion. Demonstruesit u mblodhën në Sheshin e Republikës në Paris, në orën 13:00 me orën lokale, dhe kënduan “La Marseillaise”, himnin kombëtar francez.

Protestuesit, të cilët mbanin pankarta me mbishkrime si “(Presidenti francez Emmanuel) Macron, do të biesh ashtu siç ranë rojet e tua”, “Sy për sy” dhe “Më pak gaz lotsjellës, më shumë filozofi”, marshuan drejt sheshit “Place de la Médecine”.

Protestuesit brohoritën slogane të tilla si: “Para për universitetet dhe gjimnazet, jo për policinë apo ushtrinë” dhe “Macroni dhe policia e tij po na luftojnë, por ne jemi të vendosur ta bllokojmë vendin”.

Përgjatë itinerarit të demonstratës, i cili vëzhgohej nga ajri prej një helikopteri të forcave të rendit, pronarët e dyqaneve i mbuluan vitrinat e tyre me dërrasa druri.

Në Paris, policia përdori shkopinj gome për të shpërndarë protestuesit pranë pikës së fundit të demonstratës.

Në Sheshin e Popullit, policia përdori gaz lotsjellës kundër protestuesve, të cilët po hidhnin objekte të ndryshme, përfshirë shishe, në drejtim të tyre.

Sipas raportimeve të mediave kombëtare, forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës edhe kundër protestuesve në qytetet Lion, Nantë, Rouen dhe Bordo. Në Lion, tensionet u rritën midis disa protestuesve dhe policisë, ndërsa disa kosha plehrash u vunë në flakë.

Një oficer policie goditi një nga protestuesit me shkop gome, ndërsa po përpiqej të qetësonte një situatë të tensionuar midis një protestuesi dhe një polici tjetër.

Në Rouen pati përleshje midis protestuesve dhe policisë, ndërsa në Bordo, protestuesit hodhën objekte të ndryshme drejt policisë. Në Nant, policia u përpoq të shpërndante protestuesit që kishin dalë në rrugë pavarësisht ndalimit, nëntë persona u ndaluan për shkak të demonstratës së paautorizuar.

70 000 policë dhe xhandarë janë angazhuar në mbarë Francën si përgjigje ndaj protestave. Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, 106,000 njerëz morën pjesë në demonstrata në të gjithë vendin dhe, deri më tani, janë ndaluar 121 persona. Sindikatat njoftuan se në demonstrata morën pjesë 200 000 njerëz.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të groposura në pyje, dalin pamjet nga zbulimi i rreth 17 milionë eurove të ish-ministrit hungarez (VIDEO)

Pamjet filmike dhe fotografitë nga hetimet e autoriteteve hungareze zbulojnë mënyrën se si miliona euro në para të gatshme ishin fshehur në vende të ndryshme,...
22:30 | 14/11/2026

“Britania dhe Franca të heqin mbrojtjen bërthamore për aleatët evropianë”, zbardhen kushtet e Moskës për përfundimin e luftës në Ukrainë

Rusia kërkon ndryshime të thella në arkitekturën e sigurisë evropiane si kusht për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Ukrainën. Sipas një dokumenti të negociatorëve...
19:32 | 14/11/2026

Skandali i korrupsionit në përmasa të pazakonta në Hungari, gjenden 20 mln euro të groposura në pyje! Dyshohet se janë të ish-ministrit të Orbanit

Autoritetet hungareze kanë zbuluar dhe sekuestruar rreth 19.5 milionë dollarë në para të gatshme, të cilat ishin fshehur në vende të ndryshme, përfshirë pyje, ndërtesa...
09:13 | 14/11/2026