Bota Tech

Ndërprerja e shërbimeve të Microsoft-it mund të ketë kushtuar 7 miliardë dollarë!

Pas më shumë se 24 orësh ndërprerjeje të shërbimeve, Microsoft njoftoi rikthimin e plotë të tyre, duke i dhënë fund një prej shkëputjeve teknologjike më të gjera të kohëve të fundit, nga e enjtja në mbrëmje dhe gjatë gjithë së premtes. Sipas vlerësimeve, mund të jenë prekur rreth 430 milionë përdorues. Kostoja e dëmeve, ndoshta 7 miliardë dollarë.

Rreth 20 shërbime brenda Microsoft 365-ës përfshirë Outlook-un, Teams-in dhe Copilot-in, u prekën nga ky problem. Ato janë bërë të domosdoshme për funksionimin e përditshëm të miliona aktiviteteve profesionale. Ndërprerja i pengoi shumë përdorues të kishin akses në postën elektronike, të merrnin pjesë në takime online dhe të përdornin aplikacione thelbësore për punën e tyre.

Çështja e kompensimit

Për kompanitë e prekura, rikuperimi i humbjeve aktuale mund të jetë i ndërlikuar. Sfida kryesore qëndron në kushtet kontraktuale dhe kufizimet e natyrshme në mbulimin e sigurimit.

Eshtë thelbësore të bëhet dallimi midis një polise sigurimi për sulme kibernetike dhe mbulimit të projektuar enkas për ndërprerjen e biznesit, sidomos kur problemi buron nga një ofrues i jashtëm i teknologjisë.

Në Kolorado të SHBA-ve, ndërprerja e sistemeve online për pagesën e garancisë pasurore i detyroi disa individë të shkonin personalisht në qendrat e paraburgimit, që të paguanin për lirimin e tyre.

Rreziku i përqendrimit teknologjik:

Kur mijëra organizata mbështeten në të njëjtën infrastrukturë, një incident i vetëm sjell pasoja të njëkohshme në shkallë ndërkombëtare.

Kjo çështje prek edhe tregun e sigurimeve, që tani detyrohet të rishqyrtojë modelet e tij të vlerësimit të rrezikut, kufijtë e mbulimit dhe menaxhimin e ekspozimeve të përgjithshme.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.