Tre vjet pas miratimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2030, vlerësimi afatmesëm që e ka bërë Qeveria e Kosovës flet për reforma të vonuara dhe dështime në sektorë kyçë të shtetit raporton “Koha”. Dokumenti i hartuar nga Zyra për Planifikim Strategjik, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, tregon për ngathtësi në realizimin e shumë aktiviteteve të listuara në dokumentin kryesor strategjik të shtetit, i cili përcakton vizionin dhe orientimet afatgjata për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës.