Informacionet e inteligjencës izraelite për një plan të mundshëm iranian për të goditur Donald Trumpin dhe njerëzit e tij më të afërt kanë shtuar masat e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë. Media “Israel Hayom” raporton se paralajmërimi i Mossadit, i përcjellë CIA-s, ka bërë që zyrtarët e lartë amerikanë të kufizojnë daljet publike, ndërsa disa prej tyre janë zhvendosur në baza ushtarake të sigurta.