Mbrëmjen e 14 nëntorit 2026, në Traisen të Austrisë, komuniteti shqiptar i kësaj bashkie dhe i zonave përreth organizoi një mbrëmje festive, të konceptuar si një takim brezash, me rastin e 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri, Prof. Fate Velaj, shprehu krenarinë që shqiptarët e kësaj treve ndiejnë për origjinën e tyre, për rrënjët që i lidhin me atdheun dhe për emrin shqiptar që mbajnë me dinjitet mbi supe.
Në këtë kontekst, ai solli në vëmendje një thënie të politikanit francez Jean Jaurès: “Tradita nuk do të thotë të mbash të ndezur prushin, por ta përcjellësh më tej flakën.“
Ambasadori theksoi se prania e shumë fëmijëve dhe të rinjve e të rejave, të lindur dhe të rritur këtu, në Austri, ishte dëshmia më e bukur dhe më kuptimplotë e kësaj filozofie














