SpaceX shënon një tjetër arritje historike, Starship kapet në ajër nga krahët mekanikë (VIDEO)

15 Nëntor 2026 | 11:53

Kompania hapësinore SpaceX ka realizuar një tjetër demonstrim të rëndësishëm teknologjik, duke kapur për herë të parë në ajër anijen kozmike Starship, përmes krahëve gjigantë mekanikë të instaluar në platformën e lëshimit në Teksas.

Përpara kthimit në Tokë, Starship qëndroi për afro 24 orë në hapësirë, ku kreu edhe vendosjen në orbitë të 26 satelitëve Starlink.

Pas përfundimit të misionit, anija kozmike u rikthye në vendin e lëshimit, ku u kap nga krahët mekanikë të kullës, pak para se të prekte tokën. Kjo manovër përbën një hap të rëndësishëm në synimin e SpaceX për të zhvilluar një sistem plotësisht të ripërdorshëm të transportit hapësinor.

Deri më tani, kompania e Elon Musk kishte realizuar me sukses këtë lloj kapjeje vetëm me fazën e parë të raketës, përforcuesin Super Heavy.

Kapja e vetë anijes Starship synon të lehtësojë rikuperimin e saj pas misioneve hapësinore, duke reduktuar kohën dhe kostot e përgatitjes për fluturimet e ardhshme.

Ky zhvillim konsiderohet një moment i rëndësishëm në programin Starship, i cili synon të mundësojë misione gjithnjë e më të avancuara në hapësirë, përfshirë udhëtimet drejt Hënës dhe Marsit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Iran, autobusi me punëtorë del nga rruga, 12 të vdekur

Dymbëdhjetë persona u vranë dhe 16 u plagosën kur një autobus që transportonte punonjës të një kompanie nafte u përmbys mbrëmë në provincën Ilam ,...
11:47 | 15/11/2026

Irani thotë se ka shënjestruar bazën e radarit amerikan në Bahrein me 6 dronë

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit pretendoi të dielën se kishte shënjestruar një bazë të mbrojtjes së radarëve amerikanë në Bazën Ajrore al-Riffa...
11:39 | 15/11/2026

ADN-ja e Hitlerit: Çfarë ka zbuluar shkenca

Ishte rreth orës 3:30 të pasdites, më 30 prill 1945, kur Adolf Hitleri i mori jetën vetes në bunkerin e tij nëntokësor nën Kancelarinë e...
10:59 | 15/11/2026