Një shqiptar në Australi, i arratisur nga burgu para 7 muajsh ndërsa ndodhej në funeralin e vëllait të tij në Melburn, është arrestuar në Queensland.
Orijol Rukaj, 47 vjeç, ndodhej në paraburgim në Marngoneet, pranë Geelong-ut, kur më 25 prill u shoqërua nga autoritetet në varrezat Keilor.
Pavarësisht se mbante pranga në duar dhe ndihmonte në mbajtjen e arkivolit, Rukaj arriti të arratisej gjatë ceremonisë mortore.
Policia bëri të ditur se në funeral merrnin pjesë rreth 300 persona.
Pas gati shtatë muajsh në arrati, Rukaj u arrestua të premten. Ai do të merret në pyetje ditët në vijim, ndërsa autoritetet do të kërkojnë ekstradimin e tij drejt Victoria-s.







Komente
Komento