Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Luiz Ejlli përballet sërish me drejtësinë, Prokuroria kërkon rrëzimin e vendimit të pafajësisë

    U arratis gjatë funeralit të vëllait, arrestohet pas shtatë muajsh shqiptari 47-vjeçar në Australi

    Protesta e së shtunës në Tiranë, 3 të arrestuar dhe 18 nën hetim, policia vendos 44 gjoba

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Luiz Ejlli përballet sërish me drejtësinë, Prokuroria kërkon rrëzimin e vendimit të pafajësisë
    Lajmet e fundit

    Luiz Ejlli përballet sërish me drejtësinë, Prokuroria kërkon rrëzimin e vendimit të pafajësisë

    November 15, 2026

    Edhe pse Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm në maj të vitit 2025, çështja ndaj këngëtarit Luiz Ejlli nuk është mbyllur ende. Prokuroria ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila pritet ta shqyrtojë më 24 nëntor, nën drejtimin e relatorit Sokol Binaj.

    Këngëtari Luiz Ejlli vijon të përballet me një proces gjyqësor për akuzën e falsifikimit të dokumenteve në bashkëpunim. Prokuroria nuk ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila e shpalli të pafajshëm, dhe ka kërkuar shqyrtimin e çështjes nga Gjykata e Lartë.

    Sipas akuzës, gjatë periudhës kur i ishte hequr licenca e noterit, Ejlli kishte përdorur vulën noteriale për të hartuar një deklaratë që justifikonte burimin e 210 mijë eurove në favor të Fatmir Avdurramanit.

    Fillimisht, më 2 tetor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë në Fier e shpalli fajtor këngëtarin dhe e dënoi me një vit burgim. Për të njëjtën çështje, bashkëpandehuri Fatmir Avdurramani u dënua me 18 muaj burgim.

    Megjithatë, më 8 maj 2025, Gjykata e Apelit në Tiranë ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke shpallur të pafajshëm të dy të pandehurit. Pas këtij vendimi, Prokuroria e Apelit depozitoi rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar pafajësinë e tyre.

    Çështja pritet të shqyrtohet më 24 nëntor, ndërsa relator është caktuar gjyqtari Sokol Binaj.

    drejtesi gjykate Luiz Ejlli
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Luiz Ejlli përballet sërish me drejtësinë, Prokuroria kërkon rrëzimin e vendimit të pafajësisë

    November 15, 2026

    U arratis gjatë funeralit të vëllait, arrestohet pas shtatë muajsh shqiptari 47-vjeçar në Australi

    November 15, 2026

    Protesta e së shtunës në Tiranë, 3 të arrestuar dhe 18 nën hetim, policia vendos 44 gjoba

    November 15, 2026

    200 familje kujdestare pjesë e reformës për fëmijët, ministrja Spahiu: Synojmë t’u japim mundësi të rriten në një mjedis familjar

    November 15, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Yjet paralajmërojnë një të diel plot të papritura: Disa mundësi të papritura janë më pranë se kurrë

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.