Injeksionet për dobësim dhe humbja e shikimit, FDA rendit shenjat që duhen vëzhguar

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka lëshuar paralajmërimin e saj më të fundit për pasoja të mundshme në shikim nga injeksionet për rënie në peshë. Sipas institucionit, barnat që po gjejnë përdorim gjithnjë e më të gjerë për dobësim, mes tyre Ozempic, Mounjaro dhe Wegovy, mund të lidhen me rritjen e rrezikut për neuropati optike ishemike, një sëmundje që prek syrin.

Nga shqyrtimi i 126 studimeve klinike me pjesëmarrjen e 134 mijë personave, FDA evidentoi afërsisht gjashtë raste në çdo 100 mijë përdorues të barnave të kategorisë GLP-1. Nisur nga këto të dhëna, institucioni kërkon përfshirjen e këtij efekti anësor në fletëudhëzimet që shoqërojnë medikamentet.

Të lidhura

None found

Neuropatia optike ishemike shfaqet kur pakësohet rrjedhja e gjakut drejt pjesës së përparme të nervit optik. Si pasojë, shikimi mund të humbasë papritur, ndërsa dëmtimet mund të mbeten të përhershme.

Te personat që përdorin këto injeksione, një nga shenjat mund të jetë humbja e menjëhershme e shikimit në njërin sy. Shenja të tjera përfshijnë turbullimin e pamjes, njolla të errëta brenda fushës pamore, vështirësi për të dalluar ngjyrat dhe zvogëlim të mprehtësisë së shikimit.

FDA sqaron se mungesa e dhimbjes mund të bëjë që pacientët të mos e dallojnë menjëherë problemin. Disa prej tyre mund ta vënë re ndryshimin vetëm pasi zgjohen në mëngjes.

Personave që marrin injeksione ose barna nga goja për dobësim u këshillohet të drejtohen pa vonesë te okulisti për vlerësim, nëse konstatojnë ndryshime të papritura të shikimit.

Njëkohësisht, FDA nënvizon se ndërprerja e medikamenteve nuk duhet të bëhet me vendim të vetë pacientit, por vetëm pasi të jetë marrë më parë rekomandimi i mjekut.


Shtuar më 15.11.2026 12:19

Quantcast
grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişgrandpaşhabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobet