• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD, kërkesë Evropës për qeveri kujdestare në Shqipëri: Me Ramën kryeministër nuk ka zgjedhje të lira

by A R
15/11/2026 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëspresidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ka kërkuar mbështetjen e përfaqësueseve të Partisë Popullore Europiane për krijimin e një qeverie kujdestare në Shqipëri.

Gjatë Kongresit të EPP Women dhe Mbledhjes së Bordit të Përgjithshëm në Bruksel, Vokshi denoncoi kapjen e shtetit nga krimi dhe keqpërdorimin e burimeve publike në zgjedhje, raporton noa.al.

Ajo solli në vëmendje edhe kërcënimet personale gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, si dhe kërkoi solidaritetin e kolegeve europiane për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Me Edi Ramën kryeministër, nuk do të kemi kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi Vokshi.

Fjala e plotë:

Bordi i Përgjithshëm I EPP Women duhet të njihet me situatën në Shqipëri.

Me propozimin tim, Kryesia dhe Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike miratuan rritjen e kuotës së përfaqësimit të grave në drejtimin e partisë nga 30% në 40%. Fatmirësisht, ky propozim pati mbështetjen e kryetarit të partisë, zotit Berisha. Sot kemi një kuotë prej 40% për përfaqësimin e grave në çdo forum drejtues.

Më 9 maj 2027 do të zhvillohen zgjedhjet vendore. Ndaj jemi në procesin e riorganizimit të të gjitha strukturave të Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, për të mbështetur më shumë gra kandidate për kryetare bashkie apo anëtare të këshillave bashkiakë.

Por duhet ta dini se, edhe kur i inkurajojmë gratë të kandidojnë, përballë tyre nuk është thjesht një kandidat i Partisë Socialiste. Përballë tyre është dikush që keqpërdor të gjitha burimet njerëzore dhe administrative të institucioneve shtetërore, sepse në Shqipëri kemi një shtet-parti. Këta kandidatë mbështeten edhe nga grupe kriminale apo kartele të drogës.

A mund ta përfytyroni një grua që hyn në garë në këto kushte? Ajo shpërndan fletëpalosje, prezanton programin dhe alternativën e saj, shpjegon idetë për bashkinë. E menjëherë pas saj, në të njëjtat dyer trokasin kriminelë që i kërcënojnë qytetarët të mos votojnë ose të votojnë për kandidatët e Partisë Socialiste.

Kjo është situata në Shqipëri. Dhe këtë e kam përjetuar personalisht. Gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare të vitit 2025, ndodhesha përpara një qendre votimi, së bashku me vajzën time dhe Malvinën, e cila është sot këtu me ne. Anëtarë të një grupi kriminal, njerëz të përfshirë në vrasje në Itali, Britaninë e Madhe dhe vende të tjera, erdhën dhe më kërcënuan: “Nëse nuk largohesh, do të të marrim vajzën.”

Kjo është situata në Shqipëri!

Jemi përpjekur ta ngremë zërin dhe të shpjegojmë se Shqipëria është shndërruar në një narkoshtet. Narkoshteti I të parë dhe i vetmi në Europë. Jemi përpjekur t’ua shpjegojmë këtë edhe kolegëve tanë në PPE. Ata e kuptuan realisht situatën vetëm kur erdhën në Shqipëri për një vizitë studimore, ku mori pjesë edhe Presidentja e Grave të PPE-së.

Jemi përpjekur të ndërgjegjësojmë se ky rrezik nuk kërcënon vetëm Shqipërinë, por edhe vendet tuaja.

Grupet shqiptare të krimit të organizuar, të lidhura me Sinaloan dhe kartele të tjera të drogës në Amerikën Latine, kanë arritur deri aty sa të përcaktojnë çmimet e heroinës dhe kokainës në treg. Ato sjellin droga të forta nga Amerika Latine në portet tuaja dhe i pastrojnë paratë në Shqipëri, në kullat e larta e të bukura që shihni, por që janë gjysmë bosh, me rreth 50 mijë apartamente të pabanuara.

Më pas, këto para, të pastruara përmes kullave të ndërtuara me lejet e ndërtimit që kanë firmën e kryeministrit Rama, rikthehen në vendet tuaja dhe shtrembërojnë ekonomitë dhe konkurrencën.

Prandaj po e ngremë zërin: Shqipëria po bëhet një strehë e sigurt për pastrimin e parave të pista, me pasoja edhe për ekonomitë tuaja.

Krahas kësaj, korrupsioni në Shqipëri është I përhapur në të gjitha nivelet, edhe ato më të lartat të qeverisë. Deputetët socialistë votuan kundër heqjes së imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke penguar arrestimin e saj lidhur me akuzat për abuzime me 1,2 miliardë euro gjatë ushtrimit të detyrës si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Imuniteti i saj nuk u hoq. Sot, korrupsioni po mbrohet nga socialistët.

Kemi një narkoekonomi, korrupsion të nivelit të lartë dhe një shtet të kapur.

Pak javë më parë u arrestua drejtuesja e shërbimit të inteligjencës, e akuzuar zyrtarisht për nxjerrje informacioni në favor të grupeve kriminale. Mos harroni: Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe administron informacion të ndjeshëm. Ndërkohë, edhe të dhënat personale të qytetarëve po keqpërdoren.

Që prej muajit maj, në Shqipëri ka protesta. Fillimisht ishin protestat e lëvizjes “Flamingo”: demonstrata paqësore, plot ngjyra, të brezit Z. Por askush nuk i dëgjoi.

Në tetor nisën protestat e studentëve. Ata kishin grumbulluar zemërim dhe pakënaqësi. Kërkonin kushte më të mira jetese e arsimimi dhe dorëheqjen e kryeministrit.

Prandaj kërkesa jonë është për një qeveri kujdestare, sipas modelit të Maqedonisë së Veriut, që të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Të dashura kolege, eurodeputete dhe deputete nga vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe vendet kandidate: kemi nevojë për mbështetjen tuaj! Kemi nevojë për solidaritetin tuaj!

– Së pari, ju kërkojmë t’u shpjegoni kolegëve tuaj situatën në Shqipëri.

– Së dyti, kërkojmë mbështetjen tuaj për një qeveri kujdestare, sepse që prej vitit 2013 Shqipëria nuk ka pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe me Edi Ramën kryeministër, nuk do të kemi kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD, kërkesë Evropës për qeveri kujdestare në Shqipëri: Me Ramën kryeministër nuk ka zgjedhje të lira

PD, kërkesë Evropës për qeveri kujdestare në Shqipëri: Me Ramën kryeministër nuk ka zgjedhje të lira

November 15, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 16 Nëntor 2026

November 15, 2026
Prokuroria çon në gjyq juristin e Kadastrës, akuzohet se i hapi rrugë tjetërsimit të pronës

Prokuroria çon në gjyq juristin e Kadastrës, akuzohet se i hapi rrugë tjetërsimit të pronës

November 15, 2026
“Kadare i mbivlerësuar, ngriti lart figurën e diktatorit”/ Primo Shllaku: Populli shqiptar i uritur sek*ualisht

“Kadare i mbivlerësuar, ngriti lart figurën e diktatorit”/ Primo Shllaku: Populli shqiptar i uritur sek*ualisht

November 15, 2026
Irani refuzon kategorikisht bisedimet bërthamore me SHBA-në: Nuk jemi aspak në atë fazë

Irani refuzon kategorikisht bisedimet bërthamore me SHBA-në: Nuk jemi aspak në atë fazë

November 15, 2026
Mediat: Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga Partia Socialiste

DOSSIER / Spiropali, as e para dhe as e fundit?! Historia e përjashtimeve në PS ndër vite

November 15, 2026
Zbulohet çfarë e shkaktoi defektin që bllokoi fluturimet në SHBA! Paralajmërimi: Do ndodhë përsëri

Zbulohet çfarë e shkaktoi defektin që bllokoi fluturimet në SHBA! Paralajmërimi: Do ndodhë përsëri

November 15, 2026
Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

Protesta/ Tre të arrestuar e 18 nën hetim! 44 gjoba për shkelësit, dy prej tyre me nga 500 mijë lekë

November 15, 2026
Atentat ndaj Trump? Mossad paralajmëron CIA-n për kërcënimin iranian

Atentat ndaj Trump? Mossad paralajmëron CIA-n për kërcënimin iranian

November 15, 2026
SpaceX realizon manovrën historike, Starship kthehet nga orbita dhe kapet në ajër nga kulla!

SpaceX realizon manovrën historike, Starship kthehet nga orbita dhe kapet në ajër nga kulla!

November 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In