Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq juristin e Kadastrës, fshiu shënimin kufizues të pronës në Selitë

15/11/2026
Projektligji/ Amnisti për ndërtimet e paligjshme, përfiton kush ka ndërtuar në tokën e tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Andi Bajramin, jurist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Sipas Prokurorisë, Bajrami dyshohet se ka fshirë në mënyrë të paligjshme shënimin kufizues të një kontrate sipërmarrjeje nga kartela e pasurisë me numër 138/19, në zonën kadastrale 3292, në Selitë të Tiranës. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 3250 metrash katrorë, për zhvillimin e së cilës pronarët e tokës kishin lidhur kontratë sipërmarrjeje me shoqërinë “Triumph Company” sh.p.k.

“Hetimi ka nisur pas kallëzimit të J.D., administratore e kësaj shoqërie, në kuadër të procedimit penal nr. 6824 të vitit 2025”, thuhet në njoftimin e prokurorisë së Tiranës.

Sipas dokumentacionit të administruar nga Prokuroria, kontrata mes pronarëve të tokës dhe “Triumph Company” parashikonte në nenin 4 se afati për realizimin e ndërtimit ishte tre vjet nga momenti i marrjes së lejes së ndërtimit. Kontrata ishte pasqyruar në regjistrin kadastral përmes një shënimi bllokimi në favor të shoqërisë, me qëllim mbrojtjen e interesit të saj kontraktor mbi pronën.

Nga hetimet rezultoi se fshirja e këtij shënimi ishte kryer nga Andi Bajrami, jurist pranë Drejtorisë Vendore të ASHK-së Vlorë, të cilit praktika për pasurinë në Tiranë i ishte caktuar përmes shortit elektronik.

Bajrami ka pranuar kërkesën e pronarëve të tokës për heqjen e kufizimit, të mbështetur në pretendimin se shoqëria “Triumph Company” nuk kishte zhvilluar pronën, si dhe në një njoftim noterial për ndërprerjen e marrëdhënies kontraktore.

Sponsorizuar

Pas fshirjes së shënimit kufizues, pronarët e tokës kanë lidhur një kontratë të re sipërmarrjeje për të njëjtën pasuri me shoqërinë “Al Development” sh.p.k.

Megjithatë, sipas Prokurorisë, moszhvillimi i pronës nuk përbënte provë për përfundimin automatik të kontratës. Afati trevjeçar i përcaktuar në kontratë niste nga marrja e lejes së ndërtimit dhe jo nga data e nënshkrimit të saj.

Në këto kushte, hetuesit kanë vlerësuar se juristi i Kadastrës nuk mund të zëvendësonte provën e zgjidhjes ligjore të kontratës me vlerësimin e tij mbi kohëzgjatjen e moszhvillimit të pronës.

Prokuroria konkludon se Andi Bajrami ka hequr kufizimin pa një bazë juridike që të justifikonte këtë ndërhyrje, duke cenuar interesat e ligjshme të shoqërisë “Triumph Company” dhe duke mundësuar që e njëjta pasuri të vihej në dispozicion të një subjekti tjetër përmes kontratës së re me “Al Development”.

Për këtë arsye, Bajrami është dërguar në gjyq për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.a.b

Nga arkivi

  • Dibër, 2 vëllezërit në sherr dramatik, veç policia ia doli
  • TIRANË/ Vodhën kasafortën e një biznesi, çfarë bënë tek liqeni më pas
  • Tabachinno-kokaino, vihet në pranga shitësi në dyqan në Dhërmi
  • Bulqizë, aksident i rëndë mes 3 makinave, 3 të plagosur
  • ‘Markata e mallrave luksoze’ nga Franca, bien në pranga 12 persona. SPAK jep detajet
  • Rrugaçi i Beogradit, Vuçiç, shkel sovranitetin e Kosovës, rrëmben 3 policë në Leposaviq

Po ndodh

Projektligji/ Amnisti për ndërtimet e paligjshme, përfiton kush ka ndërtuar në tokën e tij

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq juristin e Kadastrës, fshiu shënimin kufizues të pronës në Selitë

15/11/2026
NEOMALSORJA/ Deputetja e PS që braktisi Ramën merr pjesë në protestë

Marjana Koçeku komenton Asamblenë e PS-së: Si mund të drejtojë një shtet! Sa më parë dorëheqje, aq më mirë!

14/11/2026
1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive me socialistë. Majko bën dekleratën në Asamble

1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive me socialistë. Majko bën dekleratën në Asamble

14/11/2026
Blendi Klosi kujtohet: Përjashtuam nga forumet Spiropalin dhe Ndrecën

Blendi Klosi kujtohet: Përjashtuam nga forumet Spiropalin dhe Ndrecën

14/11/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Projektligji/ Amnisti për ndërtimet e paligjshme, përfiton kush ka ndërtuar në tokën e tij

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq juristin e Kadastrës, fshiu shënimin kufizues të pronës në Selitë

15/11/2026
NEOMALSORJA/ Deputetja e PS që braktisi Ramën merr pjesë në protestë

Marjana Koçeku komenton Asamblenë e PS-së: Si mund të drejtojë një shtet! Sa më parë dorëheqje, aq më mirë!

14/11/2026
1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive me socialistë. Majko bën dekleratën në Asamble

1 mijë orë filmime erotike dhe korruptive me socialistë. Majko bën dekleratën në Asamble

14/11/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

165.052 artikuj gjithsej