Ernest Muçi i dëmtuar, Shqipëria me mungesa ndaj Bjellorusisë

Ernest Muçi i dëmtuar, Shqipëria me mungesa ndaj Bjellorusisë

11:48, 15/11/2026

Ernest Muçi nuk do të jetë i gatshëm për duelin e Shqipërisë me Bjellorusinë në transfertë. Fantazisti u dëmtua në ndeshjen ndaj Finlandës, ku shënoi edhe një supergol.

Lojtari nuk u stërvit me ekipin para ndeshjes, ndërsa trajneri Rolando Maran e ka lënë jashtë grumbullimit për ndeshjen.

Mungesa e Muçit i shtohet asaj të Ylber Ramadanit, që do të jetë jashtë për shkak pezullimi, pasi plotësoi numrin e kartonëve.

Në tribunë është dërguar edhe Klevi Qefalija, ndërsa Samuele Sina, ka lënë grumbullimin për tu bashkuar me Shqipërinë U-21.

Ndeshja Bjellorusi-Shqipëri do të luhet këtë të diel, duke nisur nga ora 18:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco