Ernest Muçi nuk do të jetë në dispozicion të Kombëtares për ndeshjen e sotme kundër Bjellorusisë, që do të luhet në Hungari. Pas dëmtimit të pësuar në përballjen me Finlandën, stafi mjekësor nuk ka dhënë miratimin për aktivizimin e 25-vjeçarit.
Fantazisti kuqezi, i cili realizoi një gol spektakolar ndaj Finlandës, është lënë jashtë listës me 23 futbollistë të dorëzuar në UEFA.
Përveç Muçit, trajneri ka vendosur të lërë jashtë listës edhe Klevi Qefalian, për arsye taktike. Ndërkohë, Ylber Ramadani mungon për shkak të pezullimit nga kartonët.
Samuele Sina, nga ana tjetër, i është bashkuar Kombëtares U-21.

